Turqi, policet e operacioneve speciale makth për organizatën terroriste PKK

“Unë si një grua turke, jam krenare që bashkë me koleget e mia kryejmë detyrën për integritetin e pandarë të atdheut”, tha njëra prej policeve të operacioneve speciale.

Policet e Operacioneve Speciale (PÖH), pas një trajnimi të ngjeshur kryejnë detyrën në pozitën gjeografike në qytetin Hakkari të Turqisë dhe me operacionet që ato kryejnë janë bërë makth për organizatën terroriste PKK, shkruan Anadolu Agency (AA).

Me detyrë në drejtorinë e Departamentit policor të Operacioneve Speciale të Policisë së Përgjithshme në qytetin Hakkari, policet kryejnë detyrën e tyre me një gatishmëri 24 orë në 7 ditë të javës.

Anëtaret e Operacioneve Speciale kryejnë me sukses detyrën kundër terrorizmit dhe sigurojë që qytetarët të jetojnë një jetë të qetë dhe të sigurt.

“Heroinat e veçanta” me detyrën e tyre në mënyrë të përkushtuar, zhvillojnë bastisje në destinacione dhe pika të ndryshme si dhe operacione të kërkimit dhe skanimit në rajon.

Duke qëndruar në shërbimin e rojës natë e ditë në bazat e vendosura në majat që mbizotërojnë qytetin, policet kryejnë vëzhgime dhe mbajnë nën kontroll rajonin me mbështetjen e pajisjeve të plota të armëve vendase dhe kombëtare.

Policet e njësisë PÖH të cilat përmbushin detyrën e tyre për mbrojtjen e atdheut në të gjitha kushtet klimatike dhe gjeografike nuk i lënë terroristët të hapin as sytë.

Heroinat police që e kanë ndërmarrë këtë rrugëtim me moton “Kur bëhet fjalë për atdheun, të tjerat janë detaje” nuk bëjnë tolerime ndaj kërcënimeve të terrorizmit.

Njësia e operacioneve speciale të cilat 8 Marsin – Ditën Botërore të Gruas e festojnë në malet e qytetit Hakkari dhanë mesazhin se do të jenë gjithmonë pranë grave.

“Pavarësisht kushteve luftën kundër terrorizmit do ta vazhdojmë deri në fund”

Njëra prej policeve të operacioneve speciale, në një deklaratë për AA shpjegoi se kanë marrë të gjitha trajnimet për të kapërcyer çdo lloj pengese.

“Unë si një grua turke, jam krenare që bashkë me koleget e mia kryejmë detyrën për integritetin e pandarë të atdheut”, tha policja e operacioneve speciale e cila shtoi se:

“I uroj çdo gruaje të Anadollit, Ditën Botërore të Gruas. Ne jemi gjithmonë bashkë me ato. Qyteti Hakkari mund të jetë një pozitë gjeografike e vështirë por ne kur kemi marrë trajnimet vijmë këtu në bazë të parimit vullnetar pasi kemi marrë të gjithë trajnimet e nevojshme për të kapërcyer çdo pengesë pa bërë dallime në lindje apo në perëndim të vendit”, tha ajo.

Policet e operacioneve speciale theksuan se janë krenare që kryejnë detyrën në këto troje të cilët janë ujitur me gjakun e dëshmorëve. “Ne jemi vullnetare që vrapojmë atje ku na thërret detyra. Për ne nuk ka rëndësi në lindje apo perëndim. Qyteti Hakkari është një rajon i vështirë por ne jemi vullnetare për të luftuar me çdo lloj terrorizmi në këtë rajon”, shtuan ndër të tjera policet.

Kategoritë
BotaLajme