Turqi, shembet një ndërtesë 5-katëshe

Shembja e ndërtesës ka ndodhur në qarkun e Stambollit, Zeytinburnu, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekipet zjarrfikëse dhe të ambulancës.

Një ndërtesë pesëkatëshe u shemb sot në Stamboll dhe mësohet se ndërtesa ishte zbrazur më herët, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga gazetari i AA, ndërtesa pesëkatëshe u shemb në qarkun Zeytinburn të Stambollit, në lagjen Sumer.

Për shkak të çarjes së xhamit në dritare, ndërtesa ishte zbrazur më herët, ndërkaq ekipet zjarrfikëse dhe të ambulancës u dërguan në vendin e aksidentit.

Rrënojat e ndërtesës mbuluan automjetet e parkuara në rrugë.

Kategoritë
BotaLajme