Turqi, zbulohet një maskë hekuri 1.800-vjeçare e ushtarit romak

E vendosur tre kilometra në lindje të qytetit Karabuk, në provincën me të njëjtin emër, vendndodhja quhet edhe “Zeugma e Detit të Zi” për shkak të ngjashmërisë së saj me mozaikët e Zeugma-s në Gaziantep.

Gjatë gërmimeve në lokacionin antik të Hadrianopolis, në rajonin verior të Detit të Zi të Turqisë, arkeologët zbuluan një maskë hekuri 1.800-vjeçare, që tregon ekzistencën e Perandorisë Romake në rajon, raporton Anadolu Agency (AA).

E vendosur tre kilometra në lindje të qytetit Karabuk, në provincën me të njëjtin emër, vendndodhja quhet edhe “Zeugma e Detit të Zi” për shkak të ngjashmërisë së saj me mozaikët e Zeugma-s në provincën juglindore turke Gaziantep.

Gjatë punimeve në qytetin antik, deri më tani janë gërmuar të paktën 14 objekte, siç janë dy banja, dy objekte kishash, një godinë mbrojtëse, varre prej guri, një teatër dhe një mur qyteti.

Kafshët si kuajt, elefantët, panterat dhe krijesa mitike janë paraqitur në mozaikë, të cilët i kanë sjellë qytetit një reputacion.

Gjithashtu, gërmimet zbuluan skelete në varre guri, monedha të lashta, kapëse flokësh prej kockash, një unguentarium (shishe loti) dhe një varr që daton nga shekulli i dytë pas Krishtit si dhe një pllakë votive 1.800-vjeçare.

Gërmimet portative u shpërndahen muzeumeve në qytetet përreth, ndërsa gjetje të tjera, si mozaikët në dyshemenë e kishës, janë ruajtur aty ku janë gjetur.

Kreu i ekipit të gërmimeve, Ersin Çelikbaş tha se gjatë gërmimeve këtë vit kanë gjetur të dhëna të rëndësishme që tregojnë ekzistencën e Perandorisë Romake në rajon.

“Siç e shihni, gjatë gërmimit u zbulua një maskë hekuri. Kur e kontrolluam, konstatuam se i përkiste kalorësisë romake”, shtoi ai.

Ai theksoi se mund të flitet për ekzistencën e një garnizoni romak dhe një bazë ushtarake në Hadrianopolis.

“Kjo do të thotë se Roma planifikoi të mbrohej duke ndërtuar baza kundër të gjitha llojeve të rreziqeve që mund të vinin nga rajoni i Detit të Zi në territorin e saj. Ne mendojmë se një nga këto qytete ushtarake mbrojtëse ishte Hadrianopolis”, tha Çelikbaş.

Kategoritë
Të ndryshme