Turqia administroi mbi 46,4 milionë vaksina kundër COVID-19

Më shumë se 31,5 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa mbi 14,7 milionë janë vaksinuar plotësisht, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë

Turqia ka administruar mbi 46,3 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) që kur nisi fushatën e vaksinimit masiv në mes të janarit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më shumë se 31,5 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa mbi 14,7 milionë janë vaksinuar plotësisht, tregojnë të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë.

Gjatë 24 orëve të fundit, Turqia raportoi 5.630 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 477 pacientë simptomatikë.

Numri i përgjithshëm i rasteve të vendit është gati 5,39 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në gjithë vendin ka arritur në 49.473 me 56 viktima të reja.

Ndërkaq, 7.184 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër virusit gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 5,26 milionë.

Mbi 59,66 milionë teste të koronavirusit janë bërë deri më tani në vend.

Shifrat e fundit tregojnë se 737 pacientë aktualisht janë në gjendje kritike.

Kategoritë
BotaLajme