Turqia administroi mbi 578 mijë doza të vaksina kundër COVID-19 në një ditë

Të dhënat thonë se në Turqi mbi 19,21 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa 13,57 milionë janë vaksinuar plotësisht, treguan të dhënat

Turqia administroi gjithsej 578.762 doza të vaksinave kundër koronavirusit të ri (COVID-19) gjatë ditës së fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë thonë se vendi ka administruar gjithsej mbi 32,8 milionë të vaksinave që nga fillimi i fushatës së vaksinimit në janar.

Më shumë se 19,21 milionë njerëz kanë marrë dozat e tyre të para, ndërsa 13,57 milionë janë vaksinuar plotësisht, treguan të dhënat.

Ministria konfirmoi gjithashtu 6.261 raste të reja me koronavirus, duke përfshirë 561 pacientë simptomatikë në gjithë vendin në 24 orët e fundit.

Numri i përgjithshëm i rasteve tani është mbi 5,32 milionë, ndërsa numri i të vdekurve në gjithë vendin ka arritur në 48.593, me 69 viktima të reja.

Ndërkaq, 6.217 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër virusit gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 5,2 milionë.

Mbi 56,57 milionë teste të koronavirusit janë bërë deri më tani në vend.

Shifrat e fundit tregojnë se 997 pacientë aktualisht janë në gjendje kritike.

Zgjerohet përfshirja e vaksinimit

Turqia ka shtuar në grupet prioritare të vaksinimit edhe punëtorët e transportimit të dërgesave, korrierët dhe punonjësit e transportit mes qyteteve si dhe brenda qyteteve, si dhe punëtorët e taksive dhe minibusëve.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca tha në Twitter se forca e caktuar e fuqisë punëtore mund të vaksinohet nga e shtuna.

“Dozat e Pfizer-BioNTech që nuk përdoren brenda gjashtë orësh do të humbasin. Vaksina është e vlefshme, nuk është e lehtë për t’u siguruar. Mos harroni terminin tuaj”, shtoi ai.

Për të frenuar përhapjen e virusit, Turqia aktualisht po zbaton një orë policore nga ora 10:00 deri në 5 të mëngjesit nga e hëna në të shtunë dhe një bllokim të plotë të dielave.

Kategoritë
BotaLajme