Turqia: Deklarata e Biden për ngjarjet e vitit 1915 nuk do të pranohet kurrë nga populli turk

Deklarata e Biden për ngjarjet e vitit 1915 nuk do të pranohet kurrë nga populli turk

Pas kësaj deklarate ka pasur reagime nga ministria e punëve të jashtme turke, përfshirë edhe nga vetë ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Ne nuk kemi asgjë për të mësuar nga askush për të kaluarën tonë. Oportunizmi politik është tradhtia më e madhe ndaj paqes dhe drejtësisë. Ne e hedhim poshtë plotësisht këtë deklaratë të bazuar vetëm në populizëm”, ka deklaruar Cavusoglu përmes llogarisë së tij në Twitter.

Për më tepër ngjashëm këtij reagimi iu është bashkangjitur me komunikatë ministria e punëve të jashtme në Turqi, duke potencuar se denoncon deklaratën e Presidentit të SHBA-së.

“Ne e hedhim poshtë dhe e denoncojmë me fjalët më të forta deklaratën e Presidentit të SHBA-së në lidhje me ngjarjet e vitit 1915”, ka reaguar ministria e punëve të jashtme në Turqi.

“Është e qartë se deklarata e përmendur nuk ka një bazë shkencore dhe ligjore, dhe as nuk mbështetet nga ndonjë provë”, njofton komunikata.

“Kjo deklaratë e SHBA-së e cila shtrembëron faktet historike, nuk do të pranohet kurrë në ndërgjegjen e popullit turk, dhe do të hapë një plagë të thellë që minon besimin dhe miqësinë tonë të ndërsjellë”, thuhet mes tjerash në reagimin e Turqisë.

Kategoritë
BotaLajme