Turqia dënon sulmin e huthive ndaj Monumentit të Dëshmorëve Turq në Jemen

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dënohet ashpër sulmi i huthive ndaj Monumentit të Dëshmorëve Turq në Sana në Jemen.

Turqia dënoi ashpër sulmin e huthive ndaj Monumentit të Dëshmorëve Turq në Sana në Jemen.

Në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruhet: “Ne dënojmë fuqishëm sulmin e pabesë ndaj Monumentit të Dëshmorëve Turq në mëngjesin e 12 marsit, i cili shkaktoi dëme në monument. Është e papranueshme të mos respektohet prania turke në Jemen, e cila është shenjë e historisë sonë të përbashkët dhe e marrëdhënieve të rrënjosura thellë me Jemenin. Ne presim që dëmi i monumentit tonë të riparohet dhe autorët të ndëshkohen sa më shpejt të jetë e mundur.”

Në deklaratë theksohet se nuk ka dyshim se sulmi tradhtar do të dënohet nga populli mik dhe vëlla i Jemenit.

Mediat jemenase, bazuar në dëshmitarët okularë, raportuan se hiuthitë, anëtarët e armatosur të grupit të mbështetur nga Irani përdorën një ekskavator në përpjekje për të rrafshuar Monumentin e Dëshmorëve Turq në rajonin historik të kryeqytetit Sana.

Pamje u shfaqën në mediat sociale, të cilat tregojnë se varreza përkujtimore u dëmtua.

Aktivistë dhe shkrimtarë të shumtë jemenas u shprehën në mediat sociale kundër veprimeve të rebelëve, të cilët mbajnë nën kontroll kryeqytetin Sana dhe pjesë të tjera të vendit prej vitesh.

Në videon e sulmit provokues vërehet se monumenti ishte dëmtuar.

Monumenti i dëshmorëve, i ndërtuar në zonën ku ndodhet prezenca turke në vend dhe ish-kazerma osmane (periudha e Perandorisë), mban të gjallë kujtimin e Mehmetçik (ushtarëve turq) që humbi jetën në Jemen për 400 vjet në këtë vend.

Kategoritë
BotaLajme