Turqia dënon sulmin ndaj personelit për ndihma të OKB-së në Afganistan

Turqia dënoi fuqishëm sulmin terrorist ndaj automjetit që transportonte personelin e Misionit të Ndihmës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Afganistan (UNAMA).

Turqia dënoi fuqishëm sulmin terrorist ndaj automjetit që transportonte personelin e Misionit të Ndihmës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Afganistan (UNAMA).

“Ne kemi marrë me hidhërim lajmin se 5 roje sigurie humbën jetën në një sulm terrorist kundër një automjeti që transportonte punonjësit e Misionit të Ndihmës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Afganistan në Kabul më 11 Shkurt. Ne dënojmë fuqishëm këtë akt të neveritshëm terrorist, urojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën në sulm si dhe u përcjellim ngushëllimet tona të afërmve të viktimave. Ne ndajmë dhimbjen e komunitetit e Kombeve të Bashkuara”, shkruan Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Kategoritë
BotaLajme