Turqia dërgon 80 tonë ndihma për ushtrinë libaneze

Dërgesa u prit në një ceremoni ku morën pjesë ambasadori turk Ali Baris Ulusoy, atasheu ushtarak kolonel Huseyin Basaran dhe gjenerali Elias Youssef i ushtrisë libaneze.

Një dërgesë me ndihma e dërguar nga Forcat e Armatosura Turke ka mbërriti sot në portin e Bejrutit si dhuratë për ushtrinë libaneze, raporton Anadolu Agency (AA).

Dërgesa u prit në një ceremoni ku morën pjesë ambasadori turk, Ali Baris Ulusoy, atasheu ushtarak kolonel Huseyin Basaran dhe gjenerali Elias Youssef i ushtrisë libaneze.

Duke folur për AA, Ulusoy tha se ndihma u dërgua nga një ngarkesë ushtarake turke që transportonte 80 tonë ushqime dhe pjesë këmbimi mekanike për automjete.

“Turqia do të vazhdojë të dërgojë ndihma për ushtrinë libaneze dhe forcat e sigurisë në ditët në vijim në përputhje me udhëzimet e presidentit Recep Tayyip Erdoğan”, tha diplomati.

Pakoja e fundit e ndihmës vjen disa ditë pasi Presidenca turke e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) dërgoi 524 tonë ndihma ushqimore për forcat libaneze të sigurisë.

Forcat e Armatosura Turke ofruan më shumë se 260 tonë ushqim për ushtrinë libaneze dhe familjet e anëtarëve të saj në mars të vitit të kaluar dhe 60 tonë të tjerë u dërguan nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë në tetor.

Në vitin 2015, Ankaraja përfshiu Bejrutin në Programin e Ndihmës së Jashtme Ushtarake Turke.

Që nga fundi i vitit 2019, Libani është përballur me një krizë të rëndë ekonomike, përfshirë një zhvlerësim masiv të monedhës si dhe nga mungesa e karburanteve dhe medikamenteve.

Kategoritë
BotaLajme