Turqia dërgon helikopterët Atak T-129 në Filipine

Kompania Turke e Industrisë Ajrore dhe Hapësinore (TUSAS) ka filluar dërgimin e helikopterit sulmues dhe zbulues taktik “Atak T-129”, të cilin e eksporton në Filipine.

Kompania Turke e Industrisë Ajrore dhe Hapësinore (TUSAS) ka filluar dërgimin e helikopterit sulmues dhe zbulues taktik “Atak T-129”, të cilin e eksporton në Filipine.

Helikopteri sulmues “Atak”, më efektiv në klasën e tij, fitoi vëmendjen jashtë vendit.

2 helikopterë sulmues dhe pajisje u dërguan në Filipine me 2 avionë transportues.

Bëhet e ditur se me Filipinet u kontraktua dërgimi i gjashtë helikopterëve të këtij lloji.

Dorëzimi i helikopterëve të tjerë do të përfundojë së shpejti, njoftoi TUSAS.

Filipinet, të cilat po kërkojnë të forcojnë flotën e saj ajrore, zgjodhën helikopterin “Atak” pas fluturimeve testuese nga pilotët.

Porta për eksportet e helikopterëve sulmues u hap me një vizitë në vitin 2018 nga kreu i Departamentit Presidencial i Industrisë së Mbrojtjes Ismail Demir dhe Memorandumit të Mirëkuptimit për Bashkëpunimin në Industrinë e Mbrojtjes të nënshkruar midis Turqisë dhe Filipineve.

Pritet që numri i helikopterëve të eksportuar në Filipine të rritet me kohë.

Kategoritë
BotaLajme