Turqia dërgon ndihma humanitare në Ukrainë

Autokolona humanitare prej tre kamionësh do të niset për në Ukrainë gjatë ditës së sotme.

Turqia do të dërgojë një autokolonë me ndihma humanitare emergjente në Ukrainë.

Kështu deklaroi kreu i shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe Turke [Türk Kızılayı], Kerem Kinik.

“Gjysmëhëna e Kuqe Turke, me kërkesë të Kryqit të Kuq të Ukrainës, ka përgatitur një ngarkesë me ndihma humanitare. Ndihma humanitare përfshijnë çadra për qëllime të përgjithshme me një sipërfaqe prej 210 metrash katrorë, çadra për strehimin e familjeve në situata fatkeqësie, shtretër, batanije, batanije për foshnjat, thasë gjumi”, thuhet në një deklaratë të Gjysmëhënës së Kuqe Turke.

Autokolona humanitare përbërë nga tre kamionë dhe pritet të niset për në Ukrainë gjatë ditës së sotme.

“Ekipi i Gjysmëhënës së Kuqe turke do të niset sot për në rajon bashkë me çadrat e magazinimit, çadra për strehimin e njerëzve që kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe automjetet e lëvizshme që do të ofrojnë ushqim për  shtetasit turq që janë evakuuar”,- ka shkruar Kınık në rrjetet sociale.

Kategoritë
BotaLajme