Turqia dhe Azerbajxhani zhvillojnë një stërvitje të përbashkët ushtarake

Në territoret azerbajxhanase vazhdon stërvitjen ushtarake “Mustafa Kemal Ataturk 2021”, që zhvillohet nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Në territoret azerbajxhanase vazhdon stërvitjen ushtarake “Mustafa Kemal Ataturk 2021”, që zhvillohet nga Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit njoftohet se objektivat kryesore të kësaj stërvitjeje ushtarake janë kryerja e misioneve të ndryshme për të zhvilluar ndërveprimin e Forcave të Armatosura të Turqisë dhe Azerbajxhanit gjatë operacioneve luftarake dhe përmirësimi i aftësive vendimmarrëse e menaxhuese të komandantëve.

Trupat filluan një ofensivë kundër të ashtuquajturit armik duke hapur kalime nga minat nëpër linjat e mbrojtjes.

Në stërvitjen e emërtuar “Mustafa Kemal Ataturk 2021”, marrin pjesë 600 trupa, rreth 40 tanke dhe mjete të blinduara, gati 20 topa, 7 helikopterë luftarakë e personeli, si dhe 50 automjete.

Kategoritë
BotaLajme