Turqia dhe Katari nënshkruajnë 15 marrëveshje të reja për të rritur bashkëpunimin

Marrëveshjet janë të sferave të ndryshme, duke përfshirë tregtinë, investimet, zhvillimin, kulturën, rininë, sportin, diplomacinë, shëndetësinë, çështjet fetare dhe mediat.

Turqia dhe Katari nënshkruan 15 marrëveshje të reja për të rritur bashkëpunimin midis dy shteteve.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të 12 prej marrëveshjeve në sfera të ndryshme, duke përfshirë tregtinë, investimet, zhvillimin, kulturën, rininë, sportin, diplomacinë, shëndetësinë, çështjet fetare dhe mediat.

Pas ceremonisë së nënshkrimit, Erdoğan dhe Al Thani pritet të marrin pjesë në takimin e shtatë të Komitetit Suprem Strategjik Turqi-Katar.

Më herët, presidenti Erdoğan u prit me ceremoni zyrtare në Doha nga Emiri Al Thani dhe dy liderët zhvilluan një takim dypalësh.

Erdoğan dje arriti në Katar ku qëndron në një vizitë dyditore në ftesë të Al Thanit.

Kategoritë
BotaLajme