“Turqia do të çlirohet plotësisht nga varësia e jashtme në industrinë e mbrojtjes”

“Ne do të vazhdojmë të rrisim investimet tona në industrinë e mbrojtjes derisa ta çlirojmë plotësisht vendin tonë nga varësia e huaj”, tha Erdoğan

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, u zotua të eliminojë varësinë e vendit nga produktet e mbrojtjes të prodhuara nga jashtë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Ne do të vazhdojmë të rrisim investimet tona në industrinë e mbrojtjes derisa ta çlirojmë plotësisht vendin tonë nga varësia e huaj”, tha Erdoğan në ceremoninë e hapjes së një hangari mirëmbajtjeje për avionët ngritës A400M në kryeqytetin Ankara.

Erdoğan kritikoi disa vende për refuzimin e kërkesave të Turqisë për të blerë armë, ndërsa nga ana tjetër i furnizuan me armë terroristët në Siri përmes mijëra kamionëve dhe avionëve nën maskën e luftës kundër grupit terrorist DEASH.

Turqia ka kritikuar prej kohësh SHBA-në për refuzimin e përpjekjeve turke për të blerë raketa Patriot, ndërsa i dha armë dhe trajnim grupit terrorist YPG/PKK në Siri, pranë kufijve të Turqisë. SHBA-ja pretendon se armët kanë për qëllim luftën kundër DEASH-it, ndërsa Turqia argumenton se përdorimi i një grupi terrorist për të luftuar një tjetër nuk është i arsyeshëm.

“Ne jemi të vendosur të kapërcejmë të gjitha padrejtësitë dhe paligjshmëritë që hasim në mbrojtjen e atdheut tonë duke i marrë gjërat në duart tona”, vazhdoi presidenti turk.

Kategoritë
BotaLajme