Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi për tatarët e Krimesë në Ukrainë

Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi për tatarët e Krimesë në qytetet ukrainase të Kievit, Mikolayiv dhe Kerson.

Turqia do të ndërtojë 500 shtëpi për tatarët e Krimesë në qytetet ukrainase të Kievit, Mikolayiv dhe Kerson.

Ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit Murat Kurum tha në llogarinë e tij në Twitter se ai mori pjesë në Takimin e Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Ukrainë me Presidentin ukrainas Vladimir Zelenskiy dhe homologët e tij, të cilët bënë një vizitë zyrtare në Turqi dje, nën mikpritjen e Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

Duke vënë në dukje se me Zëvendëskryeministrin e Ukrainës Oleksiy Reznikov nënshkroi një “Marrëveshje Kornizë mbi Bashkëpunimin në Fushën e Ndërtimit të Banesave për Përfaqësuesit e Popullit Tatar të Krimesë dhe Kategoritë Përfituese të Qytetarëve Ukrainas”, ministri Kurum tha: “Brenda qëllimit të marrëveshjes, e cila është hapi i parë konkret në lidhje me projektin tonë të strehimit për pasardhësit tatar të Krimesë që u detyruan të largohen nga vendlindja e tyre, ne nëpërmjet Drejtorisë së Administratës së Strehimit Publik (TOKI) do të ndërtojmë 500 shtëpi në Kiev, Mikolayiv dhe Kerson. Shpresoj që projekti që do të kryejmë do të kontribuojë në ndërmarrjen e hapave të rinj në çështjet mjedisore dhe urbanistike midis vendeve tona dhe uroj që puna që do të bëjmë së bashku të jetë e mirë për miqësinë Turqi-Ukrainë.”

Në postimin e tij, ministri Kurum gjithashtu përfshiu fotot e marra në takim.

Kategoritë
BotaLajme