Turqia drejt shndërrimit në bazë prodhuese të rajonit të telefonave celularë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan njoftoi se kompania kinze e telefonave celular inteligjent “Xiaomi” dhe partneri i saj i biznesit “Salcomp” kanë investuar 30 milionë dollarë në Turqi për prodhimin e telefonave inteligjentë.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia po avancon me hapa të vendosur drejt shndërrimit në bazë prodhuese të rajonit për prodhuesit e telefonave inteligjentë.

Erdogan njoftoi se kompania kinze e telefonave celular inteligjent “Xiaomi” dhe partneri i saj i biznesit “Salcomp” kanë investuar 30 milionë dollarë në Turqi për prodhimin e telefonave inteligjentë.

Ndërsa falënderoi kompaninë për investimin e saj, Erdogan theksoi se ata synojnë ta bëjnë Turqinë një bazë të prodhimit të telefonave inteligjentë dhe se po ndërmarrin hapa të vendosur në këtë drejtim.

“Mbi 10 milionë shitje të celularëve ndodhin çdo vit. Turqia, pika e bashkimit të tregjeve evropiane, ruse dhe të Lindjes së Mesme, po ndërmerr hapa të vendosur drejt shndërrimit në bazën e prodhimit të rajonit për prodhuesit e celularëve inteligjentë”, bëri të ditur Erdogan.

“Xiaomi” dhe partneri i saj i biznesit “Salcomp” kanë ndërtuar një fabrikë në një sipërfaqe 14.000 metra katrorë me një investim prej rreth 30 milionë dollarë dhe fabrika në Turqi do të sigurojë punësim për 2.000 njerëz me një kapacitet prodhimi vjetor prej 5 milionë celularë.

“Unë do të doja të shpreh mirënjohjen në emër tim dhe popullit turk për të gjithë investitorët që besojnë në Turqi dhe besojnë në potencialin dhe të ardhmen e vendit tonë në një kohë kur bota po përjeton ditë të dhimbshme për shkak të pandemisë së Covid-19”, përfundoi Erdogan.

Kategoritë
BotaLajme