Turqia, e para në Evropë për nga numri i dozave të injektuara kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se Turqia është e para në Evropë për nga numri i dozave të vaksinës që janë injektuar kundër COVID-19.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se Turqia është e para në Evropë për nga numri i dozave të vaksinës që janë injektuar kundër COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri Koca në një postim nga llogaria e tij në median sociale tha: “Sot tejkaluam 110 milionë doza! Ne jemi vendi i parë në Evropë dhe i 7-ti në gjithë botën për nga numri i dozave të vaksinës që janë injektuar kundër COVID-19! Në 6 radhët e para janë Kina dhe SHBA-ja të cilat janë prodhues të vaksinës dhe vendet me popullsi të madhe”.

Kategoritë
BotaLajme