Turqia gati të rigjallërojë dialogun politik me Izraelin

Në konferencën e përbashkët të shtypit me homologun izraelit Presidenti Erdoan tha se qëllimi i përbashkët i Turqisë me Izraelin është rigjallërimi i dialogut politik.

Presidenti izraelit Isak Herzog ka ardhur në Turqi për një vizitë zyrtare.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) e priti homologun Herzog me ceremoni zyrtare në Kompleksin Presidencial. Pastaj u mbajtën takimet kokë më kokë dhe mes delegacioneve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Presidenti Erdoan shprehu besimin se kjo vizitë historike e Herzogut do të jetë një pikëkthesë e re në marrëdhëniet Turqi-Izrael.

Duke theksuar se synimi i përbashkët i Turqisë me Izraelin është rigjallërimi i dialogut politik mes dy vendeve, bazuar në interesin e ndërsjellë dhe respektimin e ndjeshmërive reciproke, udhëheqësi turk tha:

“Është në duart tona të kontribuojmë në dominimin përsëri të kulturës së paqes, qetësisë dhe bashkëjetesës në rajonin tonë.”

Duke nënvizuar se zhvillimi dhe forcimi i marrëdhënieve Turqi-Izrael ka një rëndësi të madhe për stabilitetin dhe paqen rajonale si dhe për të dy vendet, Erdoani u shpreh kështu:

“Ne ndamë hapur ndjeshmëritë tona për çështjen palestineze dhe unë shpreha rëndësinë që ne si Turqi i kushtojmë zgjidhjes me dy shtete.”

Gjatë takimit,- vijoi Erdoan,- nënvizova edhe rëndësinë që i kushton Turqia mbrojtjes së statusit historik të Jerusalemit, identitetit fetar dhe shenjtëror Mesxhidit al-Aksa.

“Besoj se periudha e ardhshme do të sjellë mundësi të reja në aspektin e bashkëpunimit rajonal në marrëdhëniet dypalëshe, shtoi ai.

Presidenti Erdogan njoftoi se i kishte thënë Herzogut se Turqia është e gatshme të bashkëpunojë me Izraelin në projektet e energjisë dhe sigurisë energjetike.

“E vlerësoj vizitën që ministri ynë i Jashtëm do të bëjë në Palestinë dhe Izrael dhe vizitën që do të bëjë më pas ministri ynë i Energjisë dhe Burimeve Natyrore në Izrael”, potencoi Erdoan.

Presidenti izraelit Herzog tha nga ana e tij se qëllimi i tyre është të vendosin themelet për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe popujve të tyre.

Kategoritë
BotaLajme