Turqia gjatë gjysmës së parë të vitit ka shpëtuar 5.693 emigrantë të parregullt

Në 6 muajt e parë ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare sollën në breg 5.693 emigrantë të parregullt, shumica e të cilëve u shtynë prapa nga elementë grekë, duke u përpjekur të kalonin në mënyrë të paligjshme brigjet e Egjeut dhe Mesdheut.

Sipas të dhënave në faqen e internetit të Komandës së Rojës Bregdetare, gjatë periudhës janar-qershor 2021 ekipet turke shpëtuan 4.670 emigrantë të parregullt të shtyrë përsëri në ujërat territoriale turke nga forcat greke.

Ekipet e Rojës Bregdetare gjithashtu u erdhën në ndihmë 1.023 emigrantëve, të cilët ishin bllokuar për shkak të prishjes së motorit, përplasjeve në shkëmb ose mbushjes së barkës me ujë ndërsa përpiqeshin të largoheshin në mënyrë të paligjshme nga vendi.

Përveç operacioneve të shpëtimit, ata arrestuan gjithashtu 1.243 emigrantë të parregullt në gjysmën e parë të vitit dhe 29 persona me akuza për organizimin e kalimeve.

Operacionet më të mëdha kundër emigrantëve të parregullt të prapësuar ose të bllokuar u kryen në Izmir.

Gjatë periudhës janar-qershor në afërsi të Izmirit u shpëtuan 261 emigrantë të parregullt të bllokuar për arsye të ndryshme, ndërsa ekipet erdhën në ndihmë të 2.120 emigrantëve të parregullt, përfshirë fëmijë dhe gra, motorët e të cilëve u kapën nga elementët grekë, të lënë të vdisnin në gomone ose në det me xhaketa shpëtimi.

Ndërkaq 434 emigrantë të parregullt dhe 6 shtetas turq u arrestuan në operacionet kundër atyre që dëshironin të shkonin jashtë vendit në mënyrë të paligjshme në plazhet e Izmirit.

Ndërkohë që ekipet e Komandës së Rojës Bregdetare shpëtuan 1.188 emigrantë të parregullt në Çanakale, 1.999 në Balikesir, 587 në Mugla dhe 391 në Aydin, ato në Mugla ndaluan 412 dhe në Çanakale 327 emigrantë në përpjekje për të dalë nga vendi në mënyrë të paligjshme.

47 emigrantë të parregullt të bllokuar në Antalia, Mersin dhe Edrene u shpëtuan nga ekipet, ndërsa 70 të tjerë u kapën duke u përpjekur të largoheshin nga vendi në mënyrë të paligjshme.

Kategoritë
BotaLajme