Turqia i dha goditje të rëndë organizatës terroriste DAESH në shkurt

Turqia, e cila vazhdon luftën e saj efektive dhe vendimtare kundër organizatës terroriste DAESH, i dha një goditje të madhe organizatës muajin e kaluar me operacione në të gjithë vendin dhe veprimet e planifikuara të terroristëve u penguan me punën e sukesshme

Turqia, e cila vazhdon luftën e saj efektive dhe vendimtare kundër organizatës terroriste DAESH, i dha një goditje të madhe organizatës muajin e kaluar me operacione në të gjithë vendin dhe veprimet e planifikuara të terroristëve u penguan me punën e suksesshme e forcave të sigurisë.

Me operacionet e tyre të suksesshme, forcat e sigurisë prishën lojën e terroristëve që planifikonin akte të përgjakshme në disa qytete, veçanërisht Stamboll, Ankara dhe Adana.

Në shkurt, policia, xhandarmeria dhe trupat kufitare ndaluan 165 të dyshuar, përfshirë të ashtuquajturit “vrasësin”, “zëvendësministër i arsimit” dhe zyrtarin e supozuar kryesor financiar dhe kapën disa dokumente, armë dhe municion që i përkisnin organizatës terroriste.

Bëhet e ditur se 55 prej të ndaluarve në fjalë u arrestuan.

Disa prej të dyshuarve u riatdhesuan, ndërsa ndaj disa të tjerëve vazhdojnë procedurat gjyqësore.

Kategoritë
BotaLajme