Turqia i dorëzon Indonezisë tanket e para

Autoriteteve indoneziane u janë dorëzuar 10 tanke të klasit të mesëm “Kaplan MT”, prodhimi në seri i të cilëve është përfunduar nga kompania turke e mbrojtjes “FNSS”.

Firma turke e sistemeve të mbrojtjes “FNSS Defense Systems” përfundoi prodhimin e partisë së parë të automjeteve, pjesë e “Marrëveshjes së bashkëpunimit afatgjatë për prodhimin në seri të tankeve të klasës së peshës së mesme ‘Kaplan MT’ (HARIMAU)”, që është nënshkruar me kompaninë indoneziane ‘PT Pindad’ në 2019.

Përpara dërgimit në Indonezi të 10 tankeve të para të klasit të mesëm “Kaplan MT”, që janë zhvilluar nga firma turke në kuadër të projektit, u mbajt një ceremoni dorëzimi në kryeqytetin Ankara.

Në programin e organizuar në ambientet e FNSS-së morën pjesë kreu i Presidencës së Industrisë së Mbrojtjes Ismail Demir, Zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore Indoneziane, Gjenerallejtënant Agus Subiyanto, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes të Indonezisë dhe firmës indoneziane “PT Pindad” si dhe të ftuar të tjerë.

Pas fjalimeve të rastit 10 tanke të klasit të mesëm “Kaplan MT” iu dorëzuan autoriteteve indoneziane.

Duke folur për mediat pas ceremonisë, Ismail Demir u shpreh se projekti vazhdon prej kohësh mes dy kompanive.

“Prodhimi në seri ka filluar dhe dërgesat do të vazhdojnë. Turqia është në një pikë shumë të mirë për sa i përket mjeteve të blinduara“,- u shpreh Demir.

Kategoritë
BotaLajme