Turqia i kërkon Shqipërisë ekstradimin e biznesmenit, Faruk Fatih Ozer

Policia turke ka ndaluar 62 persona si pjesë e një hetimi për shkëmbim të kriptovalutave, të cilët po akuzohen për mashtrim të investitorëve, njoftoi agjencia shtetërore të lajmeve të Turqisë.

Arrestimet u bën për lidhjen e tyre me komaninë Thodex, e kryesuar nga biznesmeni i arratisur, Faruk Fatih Ozer, ndaj të cilit autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër arrest ndërkombëtar.

Zyra e kryeprokurorit të Stambollit njoftoi se po e heton kompaninë Thodex pas ankesave nga përdoruesit të cilët nuk mund të qaseshin në pasuritë e tyre. Vlerësohet se mashtrimi i kësaj kompanie ka prekur rreth 391.000 persona me rreth 2 miliardë dollarë investime.

Faruk Fatih Ozer, po kërkohet me akuzën e “mashtrimit duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet e kreditit dhe krijimin e një organizate kriminale”, njoftoi agjencia e lajmeve Anadolu.

Zyrtarët turq publikuan një foto të Ozer duke kaluar kontrollin e pasaportave në aeroportin e Stambollit. Burimet e sigurisë më vonë konfirmuan se Ozer – që thuhet të jetë 27 vjeç, ka qenë në Shqipëri që nga e marta, raporton agjencia AFP.

Kategoritë
LajmeRajoni