Turqia ka 561 raste me koronavirus, ofron asistencë për Italinë

Turqia është në momentet e vështira për në luftën kundër virusit vdekjeprurës Covid 19, transmeton Kosova Post.

Autoritetet shëndetësore raportojnë se në 24 orët e fundit u bënë 5 mijë e 35 teste dhe u shënuan dhjetëra raste të reja.

Sot 15 pacientë i thanë lamtumirë jetës. Numri i personave që kanë humbur jetën deri më tani në Turqi arriti në 59”, shkroi ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në një postim në Twetter.

Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe të Turqisë kanë arritur në kampin e kryqit të kuq në Romë të Italisë.

Ekipet mjeksore, mjete speciale për dizinfektim dhe të tjera aparatura mjekësore, në ndihmë të Italisë, në këtë periudhë të vështirë.

Kështu ka njoftuar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kryeministrin Italian Giuseppe Conte.

Italia po përballet me krizën më të madhe shëndëtesore dhe në një moment kur numri i të prekurve dhe I viktmave vazhdon të rritet në mënyrë të frikshme, Turqia është një nga shtetet që ka ofruar ndihmë në këtë moment të vështurë për Italinë.

Ndërsa kryetari i kryqit të kuq italian Francesco Rocca në faqen zyrtare shkruan:

“Solidariteti vazhdon midis Shoqërive në Ndihmat Ndërkombëtare: pajisjet e mbrojtjes personale dhuruar bujarisht nga GjysmëHëna e Kuqe Turke (Türk Kızılay) për vullnetarët tanë mbërritën sonte në Romë. Faleminderit nga Motra Turke!” Këto janë fjalët e falënderimeve nga Presidenti Francesco Rocca.

Lajmin e bën me dije ministria e shëndetësisë turke dhe kryqi i kuq italian.KosovaPost/.

Kategoritë
BotaLajme