Turqia ka kërkuar heqjen e kufizimit për arsimimin e vajzave në arsimin e mesëm në Afganistan dhe lejimin e vajzave të të gjitha moshave për t’u arsimuar.
Ministria e Jashtme në një deklaratë me shkrim tha se shpreh keqardhje që kufizimi për arsimimin e vajzave në arsimin e mesëm është ruajtur gjatë vitit të ri shkollor në Afganistan, që filloi dje.
Deklarata theksoi se është pritshmëria e shumicës dërrmuese të popullit afgan që të gjithë studentët, përfshirë vajzat, të vazhdojnë shkollimin e tyre gjatë vitit të ri shkollor.
“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Përkohshme të Afganistanit që të lejojë arsimimin e vajzave të të gjitha moshave sa më shpejt të jetë e mundur për të mirën e popullit afgan dhe theksojmë se do të vazhdojmë të qëndrojmë me popullin afgan në këto kohë të vështira”, thuhet në deklaratë.