Turqia kërkon miratimin e saj për projektin e BE-së në Mesdheun Lindor

Ankara dërgoi një notë diplomatike në ambasadën greke dhe atë izraelite, si dhe në Delegacionin e BE-së, ku theksoi se çdo veprim i mëtejshëm nuk duhet të ndodhë pa kërkuar leje nga qeveria turke

Turqia ka shprehur vërejtje për mos-konsultim mbi një projekt të mbështetur nga Bashkimi Evropian (BE) në Mesdheun Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas burimeve diplomatike, Ankara dërgoi një notë diplomatike në ambasadën greke dhe atë izraelite, si dhe në Delegacionin e BE-së, ku theksoi se çdo veprim i mëtejshëm nuk duhet të ndodhë pa kërkuar leje nga qeveria turke.

Më 8 mars, Izraeli, Greqia dhe administrata e Qipros Greke nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për projektin ‘EuroAsia Interconnector’, i cili lidh rrjetet e energjisë elektrike të tre vendeve përmes një linje nën-detare

Sipas burimeve, nota diplomatike e Turqisë tha se rrjeti kalon përmes ujërave territoriale të Turqisë.

Dokumentacioni vizual i projektit tregoi se rruga e planifikuar e linjës elektrike nën-detare përfshin kuadrin kontinental të Turqisë në Mesdheun Lindor.

Sipas ligjit ndërkombëtar, nëse kërkohet studimi paraprak para vendosjes së kabllove, nevojitet të kërkohet leja e Turqisë.

Nëse një studim paraprak nuk është i nevojshëm, burimet theksuan se atëherë Turqia duhet të informohet paraprakisht.

Kategoritë
BotaLajme