Turqia konfirmon 293 të infektuar dhe 7 vdekje nga koronavirusi në 24 orët e fundit

Deri më tani në Turqi janë konfirmuar 1.529 raste pozitive me virusin COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në 37.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin e tij janë diagnostikuar 293 persona me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe shtatë vdekje të reja, raporton Anadolu Agency (AA).

“Në 24 orët e fundit janë kryer 3.672 teste, prej të cilëve 293 kanë rezultuar pozitiv. Pavarësisht përpjekjeve tona, kemi shtatë persona që iu nënshtruan sëmundjes. Paralajmërojmë të rinjtë të mos qëndrojnë jashtë. Ngadalësoni jetën tuaj sociale. Mos hyni në mjedis të rrezikshëm. Mos transmetoni rrezikun në shtëpi. Qëndroni në shtëpi”, shkroi ministri Koca në rrjetet sociale.

Deri më tani në Turqi janë konfirmuar 1.529 raste pozitive me virusin COVID-19, ndërsa numri i të vdekurve është rritur në 37.

Kategoritë
BotaLajme