Turqia, lider në Evropë për nga numri i bagëtive

Turqia kishte 18,16 milionë krerë gjedhi në vitin 2020, ndërsa më afër saj nga mesi i vendeve të BE-së ishte Franca me 17,79 milionë, treguan të dhënat nga Instituti i Statistikave Turke (TurkStat) dhe zyra statistikore e Bashkimit Europian, Eurostat

Turqia kryeson në të gjitha vendet evropiane për nga numri i gjedhëve dhe dhenve, sipas shifrave zyrtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Turqia kishte 18,16 milionë krerë gjedhi në vitin 2020, ndërsa më afër saj nga mesi i vendeve të BE-së ishte Franca me 17,79 milionë, treguan të dhënat nga Instituti i Statistikave Turke (TurkStat) dhe zyra statistikore e Bashkimit Europian, Eurostat.

Gjermania (11,3 milionë), Spanja (6,6 milionë), Irlanda (6,5 milionë) dhe Italia (6,4 milionë) ishin vendet e tjera kryesuese në BE, ku numri i përgjithshëm i gjedhëve vitin e kaluar ishte 76,4 milionë.

Shifra e përgjithshme e dhenve të Turqisë për vitin 2020 ishte 54,1 milionë, duke përfshirë 42,13 milionë dele.

Vendet e BE-së së bashku kishin 75 milionë dhen, me Spanjën kryesuese me 15,44 milionë, e ndjekur nga Rumania (10,46 milionë), Greqia (8,26 milionë), Franca (7,3 milionë), Italia (7 milionë) dhe Irlanda (3,87 milionë).

Kategoritë
BotaLajme