Turqia mallkon deklaratën e Biden për pretendimet armene

Turqia deklaroi se mallkon cilësimin e ngjarjeve të vitit 1915 si gjenocid nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden.

Turqia deklaroi se mallkon cilësimin e ngjarjeve të vitit 1915 si gjenocid nga ana e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Joe Biden.

“Ne nuk e pranojmë deklaratën e Presidentit të SHBA-së në 24 Prill në lidhje me ngjarjet e 1915 dhe mallkojmë atë”, shkruhet në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë dhe vijohet me shprehjen: Deklarata e Presidentit amerikan, i cili nuk ka as autoritet ligjor dhe as moral për të bërë gjykime mbi çështjet historike, nuk ka asnjë vlerë.”

“Lidhur me ngjarjet e vitit 1915, nuk ekziston asnjë nga kushtet e kërkuara për të përdorur shprehjen e ‘gjenocidit’, ashtu siç përcaktohet në të drejtën ndërkombëtare”, shkruhet në deklaratën e MPJ.

“Një qëndrim i tillë i shërben vetëm shprehjes së historinë në mënyrë vulgare. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut është shprehur qartë për cilësinë e diskutuar të ngjarjeve të vitit 1915. Nga ana tjetër, propozimi i Turqisë për ‘krijimin e një komisioni të përbashkët historik’ në vitin 2005, për të krijuar një memorie të drejtë në dritën e fakteve shkencore në atë periudhë të Turqisë, edhe pse pala armene nuk i është qasur, ky propozim është ende i vlefshëm”, thuhet në deklaratë.

Duke u deklaruar se Turqia nuk i shmanget asnjëherë përballjes me historinë dhe se është një vend që cilësohet si djepi i civilizimeve dhe zë vend në qendrën e një hapësire gjeografike që pavarësisht të gjitha dhimbjeve që ka jetuar, përvetëson përpjekjet për paqen dhe qetësinë e njerëzimit, në deklaratë shkruhet: “Turqia në këtë temë, përfshi edhe SHBA, nuk merr mësim nga askush.”

Kategoritë
BotaLajme