Turqia, me tjetër lidhje Europë – Azi

Erdogan tha se ura “Çanakala 1915” do të hapet më së voni deri më 18 mars 2022.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan njoftoi të shtunën se ura e “Çanakala 1915” mbi Dardanele do të vihet në funksion deri më 18 mars 2022, në përvjetorin e fitores detare të Turqisë në Çanakala, njoftoi agjencia e lajmeve Anatolia.

Erdogan ndodhej në Çanakala, ku iu drejtua ceremonisë me rastin e lidhjes së segmentit të fundit të ndërtimit të urës “Çanakkale 1915” mbi Dardanelet, e cila në një pikë tjetër lidh Evropën dhe Azinë në Turqi.

“Ne do ta vëmë në funksion urën ‘Çanakala 1915’ më së voni deri më 18 mars të vitit të ardhshëm, në përvjetorin e fitores sonë detare në Çanakala”, tha Erdogan në fjalimin e tij.

Erdogan tha gjithashtu se me hapjen e kësaj ure, udhëtimi nëpër Dardanelet do të zgjasë vetëm gjashtë minuta.

“Ne po hyjmë në një periudhë kur të gjitha rrugët tokësore, detare, hekurudhore dhe ajrore në tre kontinente kanë filluar të kalojnë përmes vendit tonë dhe deteve tona”, tha Erdogan.

Erdogan përgëzoi të gjithë ata që kontribuan në planifikimin dhe ndërtimin e urës, e cila është ura e parë në Dardanele dhe ura e katërt në total në detet turke që lidh Evropën dhe Azinë.

Një hap revolucionar përpara

Ai shtoi se projekti i Kanalit të Stambollit është tashmë në linjë dhe tha se Turqia do të bëjë një hap tjetër revolucionar përpara në fushën e transportit detar.

Ura “Çanakala 1915” mbi ngushticën e Çanakalasë, ose Dardanelet, është një tjetër projekt i madh infrastrukturor në Turqi.

Ura është 3,860 metra e gjatë, ose më shumë se pesë kilometra e gjatë, duke përfshirë viaduktet. Hapësira midis dy shtyllave është 2023 metra, simbolike për të shënuar 100-vjetorin e Republikës së Turqisë në 2023.

Pas përfundimit të punimeve do të ketë një urë me hapësirën më të gjatë mes trarëve prej betoni.

Kategoritë
BotaLajme