Parlamenti turk ratifikoi një mocion që zgjat autorizimin e vendosjes së forcave turke deri më 10 shkurt të vitit 2022
Parlamenti i Turqisë ka miratuar zgjatjen e forcave turke që shërbejnë në Gjirin e Adenit, Somali dhe Detin Arabik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Parlamenti turk ratifikoi një mocion që zgjat autorizimin e vendosjes së forcave turke deri më 10 shkurt të vitit 2022.
Që nga miratimi për herë të parë nga parlamenti turk në vitin 2008, mocioni për vendosjen e forcave është zgjatur 13 herë.
Gjiri i Adenit, afër Jemenit dhe afër ngushticës Bab el-Mandab, është një rrugë strategjike e energjisë për naftën e papërpunuar në Lindjen e Mesme.
Deti Arabik dhe vendi i Bririt të Afrikës, Somalia, janë afër gjirit dhe ngushticës.