Turqia mposht Holandën në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Botërorin 2022

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumn Olimpik Ataturk në kuadër të Grupit G, golat për Turqinë i shënuan Burak Yılmaz në minutat e 15-të, 35-të (penallti) dhe 82-të, si dhe Hakan Çalhanoğlu në minutën e 82-të.

Ekip Kombëtar i Futbollit i Turqisë filloi fazën e kualifikimeve evropiane për Kupën Botërore FIFA 2022 me tre pikë, duke e mundur Holandën me rezultatin 4-2, raporton Anadolu Agency (AA).

Në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumn Olimpik Ataturk në kuadër të Grupit G, golat për Turqinë i shënuan Burak Yılmaz në minutat e 15-të, 35-të (penallti) dhe 82-të, si dhe Hakan Çalhanoğlu në minutën e 82-të.

Golat e ekipit mysafir u shënuan nga Davy Klaassen në minutën e 75-të dhe Luuk de Jong në minutën e 77-të.

Uğurcan Çakır, portieri i kombëtares turke, mbrojti goditjen nga penalltia nga Depay në minutën 90+4.

Ndeshjen e dytë në grup Turqia do të luajë kundër Norvegjisë të shtunën, 27 mars, në qytetin spanjoll Malaga.

Në tri ndeshjet e fundit kundër Holandës, Turqia ka shënuar dy fitore dhe një barazim.

Kategoritë
Sport