“Turqia mund të marrë në konsideratë një kërkesë për të operuar aeroportin e Kabulit”

Nëse kushtet janë të përshtatshme dhe nëse Turqisë i kërkohet ta marrë përsipër operimin e aeroportit të Kabulit, vendi mund të marrë këtë në konsideratë, u shpreh ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Hulusi Akar, tha se vendi i tij mund të marrë në konsideratë operimin e aeroportit të Kabulit nëse kushtet janë të përshtatshme dhe nëse Turqisë i kërkohet ta bëjë këtë, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur gjatë një vizite në Varrezat Shtetërore në kryeqytetin e Turqisë me rastin e përvjetorit të festës së Ditën së Fitores, ministri Akar vuri theksoi marrëdhëniet e vjetra me Afganistanin.

“Ne kemi një afinitet me Afganistanin që shkon prapa në histori, një e kaluar historike dhe vlera të përbashkëta. Ne po ndjekim dhe vlerësojmë zhvillimet atje nga afër”, tha Akar, duke shtuar: “Nëse situata dhe kushtet janë të përshtatshme, ne jemi gati ta vlerësojmë një kërkesë të tillë nëse vjen”, tha Akar, duke iu referuar një kërkese të mundshme që Turqia të drejtojë Aeroportin Ndërkombëtar “Hamid Karzai” në kryeqytetin e Afganistanit.

Akar nënvizoi se Turqia, kryesisht përmes Forcave të Armatosura Turke, ka mbështetur Afganistanin gjatë 20 viteve të fundit të paqëndrueshmërisë, në mënyrë që banorët e saj “të jetojnë në siguri dhe prosperitet”.

Talibanët morën kontrollin e pjesës më të madhe të Afganistanit në avancimet e shpejta, përfshirë kapjen e Kabulit më 15 gusht, ndërsa zyrtarët kryesorë të qeverisë afgane u larguan nga vendi.

Pas thelluar krizën, dy sulmues vetëvrasës shpërthyen bomba jashtë aeroportit të Kabulit të enjten e kaluar, në një sulm të marrë përsipër nga grupi terrorist DEASH-K.

Kategoritë
BotaLajme