Turqia nuk kërkon ndihmë nga FMN-ja

Përgjegjësi i FMN-së për Evropën bëri me dije se Turqia dhe Rusia nuk kanë kërkuar ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për të luftuar me efektet ekonomike të krizës së koronavirusit të ri.

Poul Thomsen, drejtor i Departamentit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Evropën, shkroi një blog-artikull në lidhje me krizën e koronavirusit të ri (COVID-19) në Evropë dhe ndërhyrjen e FMN-së.

Duke tërhequr vëmendjen se koronavirusi po i jep Evropës një goditje të fuqishme, zyrtari i Fondit Monetar Ndërkombëtar bën me dije se kriza, edhe pse nuk dihet saktësisht sesa do të zgjasë ajo, do të ketë efekte ekonomike të rënda.

Ai u ndal gjithashtu mbi ekonomitë në zhvillim që kanë nevojë për ndihmën e FMN-së.

“Me përjashtim të Turqisë dhe Rusisë, shumica e 9 ekonomive në zhvillim të Evropës Qendrore dhe Lindore, jo anëtare të BE-së, kanë aplikuar për ndihmë urgjente në kuadër të mbështetjes financiare të shpejtë të FMN-së”, u shpreh Thomsen dhe shtoi se janë mbi 70 vende që duan të përftojnë nga programet gati 50 miliardë dollarëshe të situatave emergjente të Fondit kundër presioneve të shkaktuara nga kriza e COVID-19.

Kategoritë
BotaLajme