Turqia: Numri i terroristëve të neutralizuar në operacionin antiterrorist në Irakun verior shkoi në 42

“Numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Pençe-Kilit”, i cili vazhdon me sukses në veri të Irakut, është rritur në 42. Ne do të vazhdojmë të shkatërrojmë strofkat e terroristëve”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se numri i terroristëve të neutralizuar në operacionin “Pençe-Kilit” (Kthetra-Dryni) , i cili vazhdon në veri të Irakut, është rritur në 42.

“Numri i terroristëve të neutralizuar në kuadër të operacionit “Pençe-Kilit”, i cili vazhdon me sukses në veri të Irakut, është rritur në 42. Ne do të vazhdojmë të shkatërrojmë strofkat e terroristëve”, thuhet në deklaratën e bërë nga ministria.

Turqia nisi operacionin “Pençe-Kilit” këtë javë për të shënjestruar strofkat e organizatës terroriste PKK në rajonet Metina, Zap dhe Avasin-Basyan.

Kategoritë
BotaLajme