Turqia përfshin në flotën e saj anijen e katërt të shpimit

Turqia pas anijeve të shpimit Fatih, Yavuz dhe Kanuni ka përfshirë në flotën e saj edhe anijen e katërt të shpimit.

Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dönmez, njoftoi se Turqia pas anijeve të shpimit Fatih, Yavuz dhe Kanuni ka përfshirë në flotën e saj edhe anijen e katërt të shpimit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një postim nga llogaria në Twiter, Dönmez, deklaroi se “Shpreh falënderimet e mia veçanërisht për presidentin tonë të nderuar i cili ka bërë përpjekje të mëdha për blerjen e anijes si dhe për të gjithë punonjësit tanë që kanë punuar 7/24 për të mundësuar gazin në vitin 2023 në Detin e Zi”.

Në infografikën e publikuar, anija me gjatësi 238 metra, me gjerësi 42 metra dhe me një peshë në 68 mijë gross tonë ka një thellësi maksimale shpimi deri në 12.200 metra.

Gjithashtu është ndarë informacioni se anija e katërt e shpimit me teknologji të lartë të gjeneratës së 7-të, ka thellësi maksimale operimi 3.660 metra, kullë me lartësi 104 metra dhe një kapacitet ekuipazhi prej 200 personash.

Kategoritë
BotaLajme