Turqia përfundon me sukses testimin e dronit të armatosur sulmues “Akinci PT-3”

Testet e fluturimit në lartësi të mesme të prototipit të tretë të mjetit ajror sulmues pa pilot “Akinci PT-3” të zhvilluar nga kompania “Baykar Makina”, prodhuesi i mjeteve ajrore pa pilot, u përfunduan me sukses.

Menaxheri Teknik i kompanisë “Baykar“, Selçuk Bayraktar tha në një postim në llogarinë e tij në mediat sociale Twitter se testimet e prototipit në lartësi të mesme kishin përfunduar me sukses.

Bayraktar gjithashtu përfshiu një video të testimit të dronit “Akinci PT-3”.

Ai më 27 mars njoftoi se droni “Akinci PT-3” kishte përfunduar me sukses fluturimin e tij të parë.

Dronët e Armatosur Turke kanë provuar epërsinë ndaj rivalëve të tyre me performancën e treguar në Siri, Libi dhe Karabak.

Kategoritë
BotaLajme