Turqia po përgatitet të blejë 5 avionë për të luftuar zjarret

Që nga zjarret e verës së kaluar, Turqia është përpjekur të blejë, të marrë me qira dhe të modernizojë flotën e saj për të luftuar zjarret

Sipas informacione të siguruara nga Anadolu Agency (AA), Turqia po përgatitet të blejë pesë aeroplanë amfibë për të lufutar zjarret.

Me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve, Presidenca turke e Industrive të Mbrojtjes nisi procesin e prokurimit.

Meqenëse avionët e përdorur kundër zjarreve kanë kosto të lartë dhe është e vështirë të gjenden të prodhuara të gatshme për përdorim, Turqia po ashtu hapi gjashtë tenderë për të marrë me qira gjithsej 20 avionë dhe 55 helikopterë për t’u përdorur në vitet 2022-2024.

Që nga zjarret e verës së kaluar, Turqia është përpjekur të blejë, të marrë me qira dhe të modernizojë flotën e saj për të luftuar zjarret.

Kategoritë
BotaLajme