Turqia – Që nga viti 2015 janë neutralizuar 33.976 terroristë

Në takimin informues të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare (MSB) u tha se në kuadër të operacioneve kundër terrorizmit, vazhdon në rritje lufta kundër të gjitha organizatave terroriste për neutralizimin e terrorizmit dhe terroristëve në burimin e tyre.

Në këtë kuadër, që nga 1 janari, në veri të Irakut janë kryer 83 operacione, 17 prej të cilave të mëdha dhe janë neutralizuar 92 terroristë kurse që nga 24 korriku i vitit 2015 janë neutralizuar 33 mijë e 976 terroristë, përfshirë terroristët në Irak dhe Siri.

Ministria bëri të ditur se Forcat e Armatosura Turke u treguan qartë terroristëve se nuk do të ndiheshin rehat askund, falë operacioneve për të parandaluar sulmet terroriste kundër popullit dhe forcave të sigurisë nga veriu i Irakut dhe Sirisë dhe për të garantuar sigurinë kufitare. U theksua gjithashtu se si rezultat i operacioneve efektive kundër terrorizmit, shfarosja e organizatës terroriste u përshpejtua dhe kjo situatë filloi të shprehet hapur edhe nga krerët e saj.

Kategoritë
BotaLajme