Turqia raporton 5.642 raste të reja me COVID-19

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 137 viktima të tjera janë regjistruar brenda ditës së fundit, duke e çuar në 25.210 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga pandemia

Turqia brenda 24 orëve të fundit ka raportuar 5.642 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 671 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus ka tejkaluar shifrën 2.43 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se 137 viktima të tjera janë regjistruar brenda ditës së fundit, duke e çuar në 25.210 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga pandemia.

Po ashtu 6.682 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2.31 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer mbi 28.64 milionë teste të dyshuara, përfshirë 151.109 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 në gjendje kritike ra në 1.808.

Më 14 janar, Turqia filloi fushatën e vaksinimit masiv me punonjësit shëndetësor së bashku me zyrtarë të lartë, me qëllim për të inkurajuar besimin e publikut për vaksinat.

Deri më tani, me dozat e para të vaksinës së prodhuar nga kompania kineze CoronaVac, në mbarë Turqinë janë vaksinuar mbi 1.2 milionë njerëz.

Kategoritë
BotaLajme