Turqia raporton mbi 74.200 raste të reja, shifër rekord deri më tani

Ministria e Shëndetësisë e Turqisë po ashtu njoftoi 137 vdekje të tjera nga koronavirusi, si dhe 39.226 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë. Autoritetet shëndetësore brenda ditës së fundit kryen 430.253 teste të dyshuara për COVID-19

Turqia ka konfirmuar 74.266 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19), duke shënuar një rekord të ri që nga shpërthimi i pandemisë në vitin 2020, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë e Turqisë po ashtu njoftoi 137 vdekje të tjera nga koronavirusi, si dhe 39.226 pacientë që fituan betejën kundër pandemisë. Autoritetet shëndetësore brenda ditës së fundit kryen 430.253 teste të dyshuara për COVID-19.

Për të frenuar përhapjen e virusit, që nga janari i vitit 2021 kur Turqia nisi fushatën e imunizimit në mbarë vendin janë administruar mbi 137.4 milionë doza të vaksinave COVID-19.

Mbi 57.1 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, ndërsa mbi 51.9 milionë janë vaksinuar plotësisht me të dyja dozat e nevojshme. Doza përforcuese po ashtu kanë marrë mbi 22.2 milionë persona.

Që nga shpërthimi i pandemisë në dhjetor të vitit 2019, sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins me bazë në SHBA, në mbarë botën janë raportuar mbi 311.1 milionë raste me COVID-19, prej të cilëve mbi 5.5 milionë kanë vdekur.

Kategoritë
BotaLajme