Turqia shpëton në Egje 36 emigrantë të shtyrë prapa nga Greqia

Në nënprefekturën Ayvalik të Balikesirit u shpëtuan 36 emigrantë, të cilët ishin prapësuar në ujërat territoriale turke nga elementët grekë teksa po përpiqeshin të shkonin në ishullin grek Midilli (Lesbos).

Një grup emigrantësh që donin të shkonin në ishullin Midilli (Lesbos) me një gomone u diktuan nga njësitë greke pranë qytetit Ayvalik në Detin Egje.

Roja Bregdetare greke i preu rrugën gomones me 36 emigrantë, ua çau gomonen dhe i shtyu drejt ujërave territoriale turke. Emigrantët u shpëtuan nga një anije e Komandës se Rojës Bregdetare të Egjeut Verior.

Emigrantët u shoqëruan në Komandën e Rojës Bregdetare në ishullin Xhunda (Cunda, Alibey) [greqisht Hekatonisa] dhe u ofrua ndihmë humanitare si: ushqim, për të pirë, ilaçe dhe materiale mjekësore.

Kategoritë
BotaLajme