Turqia teston me sukses motorin vendas për tanke

Motori, i zhvilluar nga firma turke BMC Power për tanke të ndryshme, automjete të blinduara dhe makineri, u ndez me sukses, tha kreu i Autoritetit të Industrive të Mbrojtjes.

Turqia ka testuar me sukses motorin e saj të parë të tankeve të prodhuar në vend me 1500 fuqi kuajsh, me emrin Batu, njoftoi kreu i Autoritetit të Industrive të Mbrojtjes të vendit.

Motori, i zhvilluar nga firma turke BMC Power për tanke të ndryshme, automjete të blinduara dhe makineri, u ndez me sukses, shkroi Ismail Demir në Twitter.

“Industria jonë e mbrojtjes po ndërmerr hapa të vendosur drejt synimeve të saj në teknologjinë e motorëve”, nënvizoi ai.

Vendi në fillim të kësaj jave testoi gjithashtu raketën vendase HISAR-A.

Kategoritë
BotaLajme