Turqia thërret ambasadorin kinez lidhur me komentet e ambasadës

Më herët në një postim në twitter, ambasada kineze etiketoi kryetaren e opozitës turke, Partisë IYI (Partia e Mirë), Meral Yavaş dhe kryetarin e Bashkisë së Ankarasë, Mansur Yavaş

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka thirrur ambasadorin kinez në Ankara lidhur me postimet e ambasadës kineze në mediat sociale që shkaktuan shqetësim, raporton Anadolu Agency (AA).

Një zyrtar, i cili foli në kushte anonimiteti për shkak të kufizimeve për të folur me media, njoftoi se ambasadorit kinez, Liu Shaobin, iu përcoll shqetësimi i shkaktuar nga postimet e ambasadës në twitter.

Më herët në një postim në twitter, ambasada kineze etiketoi kryetaren e opozitës turke, Partisë IYI (Partia e Mirë), Meral Akşener dhe kryetarin e Bashkisë së Ankarasë, Mansur Yavaş.

“Pala kineze vendosmërisht kundërshton dhe fuqishëm dënon çdo sfidë nga çdo person ose fuqi ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës. Pala kineze rezervon të drejtën për një përgjigje të drejtë”, thuhet në postimin e ambasadës kineze.

Postimi i ambasadës ishte në përgjigje të postimeve nga Akşener dhe Yavaş, të cilët kujtuan vrasjen e ujgurëve në vitin 1990 nga forcat kineze në Baren Township.

“Rajoni Autonom Xinjiang i Ujgurëve është pjesë integrale e territorit kinez. Ky është një fakt i pranuar ndërkombëtarisht dhe i padiskutueshëm”, tha ambasada.

Kategoritë
BotaLajme