Turqia thirri ambasadorin grek për të protestuar ndaj keqtrajtimit të klubit Galatasaray

Sipas informacionit të marrë MPJ e Turqisë, ambasadori grek u thirr në ministri për të protestuar ndaj trajtimit diskriminues dhe jomiqësor me të cilin u përball Galatasasary nga autoritetet greke në aeroport.

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Turqisë thirri ambasadorin grek Michael-Christos Diamessis për të protestuar ndaj keqtrajtimit të djeshëm të klubit turk të futbollit Galatasaray në Aeroportin Ndërkombëtar të Athinës, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga AA nga MPJ e Turqisë, ambasadori grek u thirr në ministri për të protestuar ndaj trajtimit diskriminues dhe jomiqësor me të cilin u përball Galatasasary nga autoritetet greke në aeroport.

Për më tepër, Greqisë iu kërkua të merrte masa për të shmangur përsëritjen e incidentit.

Dje, futbollistët e klubit Galatasaray udhëtuan në Athinë me një aeroplan privat për një ndeshje miqësore kundër klubit grek të futbollit Olympiakos, që ishte planifikuar të zhvillohej sot në mbrëmje.

Sipas klubit Galatasaray, testet PCR të lojtarëve për klubin e Stambollit u refuzuan nga zyrtarët grekë, ndërsa u kërkuan testet e reja.

Për më tepër, klubi tha se zyrtarët grekë i lanë futbollistët të presin në aeroport për dy orë edhe pse ata kishin përfunduar të gjitha procedurat.

Më pas, klubi tha se refuzimi i testeve të tyre PCR dhe sjellja “e vrazhdë” e zyrtarëve grekë ishin përgjegjëse për anulimin e ndeshjes, duke shtuar se më pas ata fluturuan sërish për në shtëpi.

Kategoritë
BotaLajme