Turqia u bën thirrje vendeve që strehojnë FETO-n, ndahuni sa nuk është vonë

Çavusoglu i bëri thirrje vendeve ku ka aktivitet organizata terroriste gyleniste (FETO) duke thënë: “Për sigurinë tuaj kombëtare, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, ndahuni nga tradhtarët ndërsa rruga është afër dhe hiqni qafe ata”.

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu i bëri thirrje vendeve ku ka aktivitet organizata terroriste gyleniste (FETO) duke thënë: “Për sigurinë tuaj kombëtare, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, ndahuni nga tradhtarët ndërsa rruga është afër dhe hiqni qafe ata. Nesër mund të jetë shumë vonë.”

Ai mbajti një fjalim në ceremoninë me rastin e 15 Korrikut, Ditës së Demokracisë dhe Unitetit Kombëtar të mbajtur në Ambasadën Turke në Tashkent në Uzbekistan, ku ai shkoi për të zhvilluar kontakte zyrtare.

Duke vënë në dukje se Turqia u forcua ndërsa pastroi tradhtarët nga shteti, Çavusoglu tha: “Ne jemi krenarë që jemi pjesë të një kombi që kreu një grusht shteti ndaj grushtshtetit. Ndërsa pastruam tradhtarët nga shteti ynë, ne u bëmë më të fortë. Sot, Turqia është më e fortë dhe më e pavarur.”

“Ne jemi duke luftuar FETO-n në çdo cep të botës dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ne u dhamë fund aktiviteteve të shkollave të lidhura me FETO-n në 42 vende. Ne kemi siguruar dëbimin e shumë anëtarëve të FETO-s nga shumë vende. Ne do të vazhdojmë këtë luftë së bashku, me vendosmëri”, tha shefi i diplomacisë turke.

Çavusoglu përsëriti thirrjen e tij për vendeve ku vazhdon aktivitetet FETO duke thënë: “Unë këtu dua të përsëris thirrjen që u bëmë të gjithëve. Kjo organizatë tinëzare terroriste, sot na sulmo ne, nesër juve. Ashtu siç ata kanë shpërlarë trurin të rinjve, ata po bëjnë të njëjtën gjë tek rinia juaj.  Për sigurinë tonë kombëtare, për sigurinë tuaj kombëtare, për të ardhmen e fëmijëve tuaj, ndahuni nga tradhtarët ndërsa rruga është afër dhe hiqni qafe ata. Nesër mund të jetë tepër vonë. Për fat të keq në disa vende simotra ne shohim se kjo është shumë vonë.”

Duke falënderuar udhëheqjen e Uzbekistanit për masat e marra kundër organizatës, ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu theksoi se Turqia po lufton kundër shumë organizatave terroriste në të njëjtën kohë.

Kategoritë
BotaLajme