Turqia vazhdon të jetë donatorja më e madhe humanitare në botë

Turqia vazhdon të jetë një nga donatorët më të mëdhenj humanitarë në mbarë botën, duke shpenzuar miliarda dollarë në ndihma, sipas një raporti të fundit nga organizata Iniciativat e Zhvillimit (DI) me bazë në Britani.

Në vitin 2020, Turqia ka përbërë 26 për qind të ndihmës humanitare globale, e cila në total ishte 30,9 miliardë dollarë, duke shpenzuar 8,04 miliardë dollarë, me 5,9 për qind rritje në bazë vjetore, tha Raporti Global i Ndihmës Humanitare 2021 i lëshuar në fund të qershorit.

Ajo u radhit e dyta pas SHBA-së, e cila shpenzoi 8,9 miliardë dollarë, duke shënuar rritje me 6,9 për qind krahasuar me vitin 2019.

Gjermania, BE-ja dhe Mbretëria e Bashkuar vijuan me 3,7 miliardë dollarë, përkatësisht 2,6 dhe 2,1 miliardë dollarë.

Turqia renditet e para nëse merren parasysh të ardhurat kombëtare. Shpenzimet e saj për ndihmë humanitare ishin 0,98 për qind e PBB-së së saj, pasuar nga Luksemburgu me 0,19 për qind, Suedia dhe Norvegjia me nga 0,16 për qind dhe Danimarka me 0,15 për qind.

Turqia renditje e treta në raportin DI-së në vitet 2013, 2014 dhe 2015, e dyta më 2016 dhe e para në vitet 2017, 2018 dhe 2019.

Ajo pret gati katër milion refugjatë, më shumë se çdo vend tjetër në botë. Numri i sirianëve nën statutin e mbrojtjes së përkohshme në Turqi është 3,68 milionë.

Raporti nënvizoi se Siria ishte pranuesi më i madh i ndihmës në vitin 2020, duke marrë 2,6 miliardë dollarë.

Jemeni ka pranuar 2,15 miliardë dollarë, Libani 1,56 miliard dollarë, Sudani i Jugut 1,38 miliard dollarë dhe Republika Demokratike e Kongos 1,05 miliard dollarë.

“COVID-19 ka rritur shtysën për përmirësimin e efektivitetit dhe efikasitetit të reagimit humanitar” tha raporti.

Şenol Topal, koordinatori i Idlibit për shoqatën humanitare turke Fetihder, tha se turqit e konsiderojnë si “detyrë njerëzore” ndihmën e personave në nevojë për shkak të katastrofave natyrore, luftës dhe konfliktit dhe varfërisë.

Ai tha se ndihma është detyrim humanitar dhe se shoqëria turke është e ndjeshme dhe e dobishme në këtë drejtim.

Topal foli mbi situatën aktuale të Idlibit, duke thënë se rreth katër milionë njerëz në rajon kanë nevojë për ushqim, ilaçe dhe materiale ndërtimi.

“Ndihma nga vendet e tjera në Siri sigurohet përgjithësisht nga qeveritë, dhe jo nga njerëzit, dhe është e pamjaftueshme”, tha ai, duke shtuar se vendet donatore nuk duhet të diskriminojnë në bazë të etnisë ose fesë. (AA)

Kategoritë
BotaLajme