Turqia zbulon naftë pranë kufirit me Sirinë (Video)

Korporata Turke e Naftës (TPAO) njoftoi të premten vonë zbulimin e naftës në kufirin ndërmjet Turqisë dhe Sirisë.

TPAO-ja bëri një deklaratë në lidhje me zbulimin e ri të naftës përmes llogarisë së saj në rrjetin social “Twitter”.

Në deklaratë raportohet se zbulimi i naftës është bërë gjatë studimeve në pusin “Günyurdu-1”, i cili ndodhet 32 kilometra në lindje të rrethit Nusaybin, në provincën Mardin, shumë pranë kufirit turk-sirian.

Postimi i TPAO-së përfshin edhe imazhe të zbulimit në fjalë.

Kategoritë
BotaLajme