Turqia zhvillon “Kalorësin e Zjarrit”, mjeti që i shuan zjarret në çast pa ujë

Është zhvilluar prototipi i mjetit që ndërhyn në zjarre pa ujë duke përdorur tokën pyjore, parandalon përhapjen e tyre dhe është i aftë të gërmojë për mbjelljen e pemëve pas zjarrit.

Një mjet zjarrfikës lokal që do të luftojë flakët pa ujë, duke përdorur metodën e rërëzimit nga toka pyjore e butë, po pret që të ngjitet në linjën e prodhimit.

Prof. asc. Hakan Gursu, pedagog në Universitetin Teknik i Lindjes të Mesme (METU), projektoi me ekipin e tij dhjetë vjet më parë një mjet për të luftuar zjarret pa ujë në përgjigje në fatkeqësisë gjithnjë e më të shpeshtë të zjarreve pyjore në botë.

Motori i këtij mjeti të aftë të mbulojë me rërë para zjarrit zonat që rrezikojnë të digjen, të shuajë ose të parandalojë përhapjen e flakëve në rast zjarri dhe të gërmojë për pemët që do të mbillen pas zjarrit, është projektuar me 540 kuaj fuqi.

Në një deklaratë për media, Hakan Gursu tha se mjeti në fjalë, prototipi i të cilit tashmë është gati, përdor si lëndë të parë tokën pyjore me karakteristikë të butë.

Gursu dha informacione gjithashtu mbi tiparet dhe metodën e punës së mjetit, të cilin ai dhe ekipi i tij e kanë pagëzuar me emrin “Kalorës i Zjarrit” (Fire Knight).

“Në pjesën e pasme të mjetit kemi një gërmues që mund të hapë gropa 1,8 metra të thella. Ne e thithim tokën nga atje dhe e shoshitim me shpejtësi duke depozituar brenda (mjetit) materialet e forta nën 5 milimetra. Materialet e djegshme dhe ato të lehta i flakim jashtë nga këtu. Brenda këtij mjeti, ne kemi një depo me kapacitet 10 tonë për grimcat kokrrizore nën 5 milimetra. Pasi i depozitojmë këtu, ne i spërkatim këto grimca përmes kokës rrotulluese të lëvizshme këtu, me ndihmën e 2 pompave dhe 6 kompresorëve. Spërkatja mund të bëhet si mbi materialet që digjen në tokë, ashtu edhe për të krijuar një mbulesë mbi florën e djegshme në zonat pasive”, sqaroi pedagogu i Universitetit Teknik i Lindjes të Mesme.

Kategoritë
BotaLajme