Turqit e Holandës ndihmojnë nevojtarët në Kosovë dhe Shqipëri

Fondacioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH) dega e Holandës  shpërndan ndihma për nevojtarët në Kosovë dhe Shqipëri.

Përfaqësuesi i kësaj shoqate Ismet Yen duke folur për redaksinë tone tha se kjo shoqatë shpërndanë ndihma për nevojtarët e 35 shteteve të ndryshme.

Pas aktivitetit në Shqipëri dhe në Kosovë Yen ka thënë se aktiviteti i radhës do të realizohet në Bosnje.

Brenda vitit kjo shoqatë ka realizuar shumë aktivitete humanitare si ndihmë për fëmijët jetimë, shpërndarje të pakove higjenike dhe ushqimore kurse në Kosovë kanë shpërndarë 300 pako ushqimore dhe 400 iftare për familjet me nevojë./Gazetaere

Kategoritë
LajmeVendi