U akuzuan për sabotazh, menaxheri i prodhimit në KEK i përgjigjet Kurtit e Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti po zhvillon vizitë në Tremocentralin Kosova B dhe aty është pritur nga menaxheri i prodhimit si dhe pjesëtarë të tjerë të stafit.

Pasi Kurti u njoh për së afërmi me punën në Termocentralin Kosova B, menaxheri i prodhimit i cili nuk u prezentua, e siguroi Kurtin se askush nga punëtorët nuk kryen veprime qëllimshëm për furnizim me rrymës. I njëjti lavdoi punëtorët e KEK-ut, shkruan lajmi.net.

“Punëtorët e KEK-ut janë dukat dhe kurrë mos të shkon mendja që dikush bën diçka me qëllim sa i përket punëtorëve e për dikah tjetër është cështje e investigimit, na teknikisht si ingjinierë nuk mundemi më thënë se çka ka ndodh edhe secili punëtor këtu jep maksimumin e vetë, mos të mendojë dikush që punëtorët spo e japin maksimimun në Kosovën B, këtu që 40 vjet që punoj këtu”, deklaroi ai.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se përflitet të ketë pasur raste kur është ndalë me qëllim prodhimi i rrymës në blloqe për, siç u shpreh ajo, interesa të caktuara.

Ajo gjatë raportimit në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti tha se ndalimi i blloqeve është bërë për arsye se, sipas saj, i konvenon ndokuj që blloku të ndalet e të ndizet prapë për shkak të lëndës së parë që duhet të blihet shtesë.

“Ka pasur raste në të kaluarën kur është përfolur që edhe për arsye se dikujt i konvenon që blloku të ndalet e të ndizet prapë për shkak të lëndës së parë që duhet të blihet shtesë, përflitet dhe janë thashetheme që nuk mund t’i them me saktësi, që janë ndalë blloqet për shkak të neglizhencës, ose gabimit njerëzor me qëllim, ka ardhur deri tek ndalja e një blloku bë mënyrë që të ketë përfitime të tilla. Ne në fakt kemi pasur një dyshim, në radhë të parë Bordi i KEK-ut, që një gjë e tillë ka mundur të ndodhë edhe gjatë verës dhe ka pasur raportim në polici dhe në hetuesi në të kaluarën”, ka thënë ajo në Komision. /Lajmi.net/

Kategoritë
LajmeVendi